Celebrities Film & Tv

Regjisori i “50 Shades of Grey’ sjell ‘Back to Black’. Një film mbi jetën dhe karrierën e Amy Winehouse!

Një film artistik për këngëtaren e ndjerë britanike Amy Winehouse është në krijim e sipër, me regjisorin e “Fifty Shades of Grey” Sam Taylor-Johnson.

I quajtur “Back to Black”, filmi paraqet jetën dhe muzikën e fitueses së gjashtë herë të çmimit Grammy, e cila vdiq pas një helmimi në shtëpinë e saj në veri të Londrës më 23 korrik 2011.

Winehouse, e cila luftoi me problemet e alkoolit dhe drogës gjatë pjesës më të madhe të karrierës së saj, ishte 27 vjeç kur ndërroi jetë.

“Studiocanal është duke u përgatitur për të bërë ‘Back to Black’. Projekti po përparon me Sam Taylor-Johnson të bashkangjitur për të drejtuar filmin artistik mbi jetën dhe muzikën e Amy Winehouse,” tha Studiocanal, duke shtuar se një skenar ishte shkruar për filmin.

Historia parashikohet të ndjekë rrugëtimin standard të një personazhi, në këtë rast Winehouse, ndërsa ajo shndërrohet nga një këngëtare modeste e xhazit të Londrës Veriore në një artiste fituese të Grammy me albumet e vlerësuar nga kritikët ‘Frank’ dhe ‘Back to Back’.

“Back to Black po bëhet me mbështetjen e plotë nga pasuria e Amy Winehouse.”

Ky nuk është prodhimi i parë kinematografik mbi jetën e këngëtares së njohur!