Celebrities Gossip Showbiz

Fustani legjendar i Amy Winehouse tejkalon çdo pritshmëri, shitet për shumën marramendëse!

Ajo ishte një nga këngëtaret më të talentuara dhe më të vlerësuara të kohës së saj. Amy Winehouse përveç se si këngëtare, ishte dhe një tekstshkruese shumë e mirë. Së fundmi, 800 sende personale të artistes së ndjerë, dolën në ankand dhe shumica e veshjeve të saj kishin një çmim prej 2,000 deri në 4,000 dollarë. 

Ndërkaq, bëhet e ditur se fustani që Amy veshi në koncertin e saj të fundit u shit në ankand në Los Anxhelos për 243.200 dollarë, 16 herë më shumë se vlera e parashikuar. Këngëtarja kishte veshur fustanin ngjyrë bambuje jeshile dhe të zezë në performancën e saj të fundit, e cila u mbajt në Beograd në qershor 2011.

Shumë nga rrobat e tjera që këngëtarja legjendare veshi në shfaqje të ndryshme u shitën nga 12 500 deri në 150 000 dollarë. I gjithë koleksioni, i përbërë prej sendeve nga më të ndryshmet, nga të brendshmet te DVD-të, nga librat te grimi, kanë sjellë 4 milionë dollarë, dyfishi i shumës së parashikuar.

Të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin ‘Amy Winehouse’, i cili mbështet të rinjtë vulnerabël që luftojnë me varësinë ndaj drogës dhe alkoolit. Ndërkaq, Amy Winehouse thuhet se ditët e fundit të jetës së saj i kaloi në mjerim. Të paktën kështu ka treguar Ian Halperin në librin e tij të ri “27 Heaven”. Teksa citonte një mikun e këngëtares së ndjerë, ai shkruante se ikona e muzikës ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë.

Rikujtojmë gjithashtu se babai i Amy Winehouse, ka shokuar fansat me deklaratën e tij. Mitch Winehouse ka zbuluar se shpirti i të bijës e ka vizituar 3 vite më parë. Teksa ka folur mbi vdekjen e këngëtares, Mitch ka treguar se vazhdon ta ndiejë ende prezencën e saj rrotull vetes. Gjithashtu është bërë publike dëshira më e madhe e këngëtares para se të ndahej përgjithmonë nga jeta. Amy dëshironte që të mund të kishte fëmijë.