Celebrities Magazine Showbiz

Në prag të finales, tifozët e 4 finalistëve të “BBV” krijojnë ‘fushatat e tyre politike’!

Për të gjithë ata që nuk janë në dijeni, “Big Brother Vip” është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Ky format është zgjeruar edhe në Shqipëri, duke realizuar me sukses dy edicione të njëpasnjëshme.

Nivelet e shikueshmërisë së këtij fenomeni kanë kaluar çdo limit. Këtu vlen të përmendim jo vetëm atë nga transmetimi televiziv, por edhe në rrjete të ndryshme sociale. Nuk mund të lëmë pa përmendur se së fundmi, shumë lokale ose biznese të tjera private, i kanë rezervuar ambientet e tyre vetëm për tifozët e zjarrtë të “BBV” për natën finale të edicionit që do të mbahet më 6 maj 2023. E teksa kanë mbetur shumë pak orë që na ndajnë nga finalja e madhe, fansat e ndjekësit e 4 finalistëve po bëjnë mbështetjen e tyre maksimale.

Për të suportuar dhe votuar sa më shumë të preferuarin e tyre, në faqet zyrtare të banorëve në Instagram, janë postuar në feed e në InstaStory disa postera të realizuara pikërisht për këtë qëllim. Secili, me ndihmën e tifozëve të tyre, po përpiqen të krijojnë ‘fushatat e tyre politike’, duke mbledhur sa më shumë simpatizantë. Më poshtë ne do të rendisim disa prej tyre, e më pas, ju do të vendosni sipas preferencave tuaja se cili është më bukur i edituar dhe më tërheqës, të cilin edhe ju mund ta pëlqeni e më pas pse jo ta votoni.

Dea Mishel Hoxha
Efi Dhedhes
Luiz Ejlli
Krist Aliaj Dragot