Celebrities Gossip Showbiz

“Shihemi sonte në ‘Big Brother VIP'”, çfarë sapo na paralajmëroi Donald Veshaj?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania gjatë gjithë këtyre muajve kanë qenë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe personazhet jashtë saj tërheqin një vëmendje të  madhe për publikun e padyshim që Arbana Osmani si drejtuese e këtij reality-show nuk mund të mungonte. Tani që jemi kaq pranë finales çdo postim shihet me një sy shumë kritik për të zbuluar më shumë për natën e madhe finale. Pak minuta më parë me anë të një postimi në Instastory, prezantuesja ka treguar një foto të dy finalistëve të edicionit të parë rë ‘Big Brother VIP Albania’, Ilir Shaqirit dhe Donald Veshaj e ajo çfarë na ka tërhequr më shumë vëmendjen është mbishkrimi: “Gjejeni çfarë… Sonteeee”. 

E dyshimet më shumë i ka shtuar dhe një postim i Donaldit në Instastory ku ka shkruar: “Sonte në darkë shihemi në ‘Big Brother VIP'”.

Epo, qëndroni gjithë sy e veshë sepse mesa duket paskemi surpriza…

Para më shumë se një muaji Donald Veshaj na ka surprizuar me një… ‘përplasje’ në rrugët e Tiranës me ‘armikun e tij të përbetuar’, Ilir Shaqirin. Për herë të fundit ishin parë bashkë në finalen e ‘BBVIP1’, por Donaldi dhe Iliri i lanë pas mëritë dhe ky i fundit ishte i ftuari i parë i sezonit të dytë të “Më lër të flas”. Pse pranoi pas një viti Iliri që të ishte i ftuar në emisionin e vëllezërve dhe si u takua Iliri dhe Donaldi pas një super finale si ajo e “Big Brother VIP 1”, balerini zbuloi gjithçka. Ndër të tjera të dy finalistët e BBV1 nuk lanë pa komentuar edhe lojën e banorëve që vazhdojnë në edicionin e dytë të këtij super formati.