Travel

Rihapet ishulli më i njohur i Tajlandës, çfarë po prisni?!

Për herë të parë në mbi 15 muaj, ishulli popullor i Tajlandës, Phuket, po lejon udhëtarët e vaksinuar ndërkombëtarë të hyjnë pa kufizime karantine. Më 1 korrik, rreth orës 11 të mëngjesit, 25 pasagjerë mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Phuket me një fluturim të drejtpërdrejtë nga Abu Dhabi.

Ishte i pari nga katër fluturimet që do të mbërrinin të enjten, duke transportuar rreth 400 turistë të vaksinuar nga Doha, Tel Aviv, Singapori dhe Abu Dhabi si pjesë e programit të ri “Phuket Sandbox”.

Në një intervistë me “CNN” në prag të rihapjes, Ministri i Turizmit në Tajlandë, Phiphat Ratchakitprakarn tha se hapja e “Sandbox Phuket” ishte i nevojshëm për të rifilluar ekonominë e vendit, e cila është goditur rëndë nga pandemia e COVID-19.

Phiphat vlerëson se rreth 100,000 turistë ndërkombëtarë do të mbërrijnë në Phuket gjatë tre muajve të parë të rihapjes, duke gjeneruar rreth 9 miliard baht të ardhura.

Rikujtojmë, se hoteli më i lartë në botë ka hapur dyert në majë të Kullës Shanghai, e cila dominon në një lartësi prej 632 metrash në kryeqytetin e Kinës. Hoteli luksoz zë katet e fundit të qiellgërvishtëses 128-katëshe, ndërtesa e dytë më e lartë në planet pas Burj Khalifa në Dubai.

Nëse ndodheni në një udhëtim luksoz apo e gjeni veten në postimet e influencuesve në Instagram, shanset janë të shumta që të keni parë të paktën një herë një “mëngjes lundrues”.

Ndërkaq, nëse nuk e dini egzistojnë disa super vila unike në Kosta Rika. Këto vila unike do t’ju japin mundësinë të njihni nga afër peizazhet e fshehura të Kostarikës, një hap nga xhungla dhe të rrethuara nga luksi.