Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Rikthehen më fuqishëm se kurrë Chiara Ferragni dhe Fedez me sezonin e ri të serialit mbi jetën e tyre!

Familja më e njohur e Italisë, The Ferragnez është rikthyer në TV, në Primevideo, me sezonin e dytë të serialit që tregon më nga afër jetën e tyre. “Rritje, dashuri, familje dhe kthim”,-kështu e përshkruajnë Chiara Ferragni dhe Fedez vitin e tyre të fundit gjatë premierës së sezonit të dytë të serialit “The Ferragnez”.

Dyshja ishte e rrethuar jo vetëm nga familjarët dhe miqtë, por edhe nga fansat e tyre të cilët patën mundësinë të shihnin pak nga të katër episodet. Rikujtojmë, se së fundmi Chiara ka mohuar publikisht thashethemet e krizës të përfolur që nga fundi i Festivalit të Sanremos. Para statusit të Fedez, Fabrizio Corona shkroi se Ferragnez janë në krizë dhe afër divorcit dhe se Fedez vuan nga një çrregullim depresiv.

Siç të gjithë e dini Chiara Ferragni është një blogere, biznesmene, stiliste dhe modele italiane e cila ka bashkëpunuar me markat më në zë të modës dhe bukurisë përmes blogut të saj “The Blonde Salad”.  Në shtator 2017, Ferragni u rendit e para në listën e Forbes si “Top Fashion Influencers”.

Le të përpiqemi të kuptojmë se si ka ardhur evolimi i saj për të arritur deri këtu. Gruaja dhe influencuesja më e famshme në Itali ishte bërë markë edhe para martesës me këngëtarin e famshëm italian Fedez. Por tashmë të dy kanë krijuar një markë të vërtetë “Ferragnez”. Rreth tyre Amazon së fundmi ka publikuar një serial ku vihet në skenë përditshmëria e çiftit dhe fëmijëve të tyre Leone dhe Vittoria.