Celebrities Gossip Showbiz

Vuan nga depresioni apo është në krizë me Chiara-n?! Fedez largohet nga rrjetet sociale!

Së fundmi këngëtari i njohur italian Fedez ka thyer heshtjen në rrjetet sociale ku ka mohuar zërat për një krizë me blogeren Chiara Ferragni. Ndërkaq, reperi ka lajmëruar ndjekësit e tij se do të shkëputet për disa kohë nga rrjetet sociale.

Po kaloj një periudhë ku preferoj të qëndroj sa më larg rrjeteve sociale. Marrëdhënia me gruan time nuk ka asnjë lidhje me këtë vendim. Përkundrazi, e falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti!

Rikujtojmë, se së fundmi Chiara ka mohuar publikisht thashethemet e krizës të përfolur që nga fundi i Festivalit të Sanremos. Para statusit të Fedez, Fabrizio Corona shkroi se Ferragnez janë në krizë dhe afër divorcit dhe se Fedez vuan nga një çrregullim depresiv.

Ndërkaq, sjellim në vëmendje se teksa këndonte këngën e tij “Made in Italy” në Sanremo Rosa Chemical shkoi të merrte Fedez nga publiku, u ul mbi të duke imituar një akt seksual, e tërhoqi zvarrë në skenë dhe më në fund e puthi. Reperi dukej i argëtuar, por edhe i befasuar njëkohësisht.

Ky veprim i këngëtarit ngjalli jo pak polemika, madje edhe Chiara Ferragni u duk se nuk i pëlqeu aspak kjo sjellje. Reperi tregoi një diskutim të ashpër me një gazetare nga redaksia e Fuori dal Coro, ‘talk show’ i Mario Giordano në VideoNews, e cila dyshohet se po kryen një hetim për jetën e tij private dhe të kaluarën sentimentale të Fedez.