Celebrities Gossip Showbiz

Rikthehet Chrissy Teigen, kërkon falje publike!

Pas akuzave për bullizëm nga modelja e njohur Courtney Stodden, ku Chrissy kërkoi ndjesë dhe u shpreh se u ndjente e penduar për veprimin e saj, ajo sërish ka reaguar por këtë herë nuk i drejtohet vetëm saj.

Pas një mungese disa-javore në rrjete sociale, modelja bukuroshe ka shkruar në blog-un e saj personal se ka vuajtur përgjatë gjithë kësaj kohe, duke e konsideruar veten e saj të mëparshme si një “njeri të shpifur”.

Përshëndetje të gjithëve. Këto javë kanë qenë shumë vet-gjykuese.

E di që kam qenë e qetë dhe Zoti e di që ju as nuk doni të dëgjoni nga mua, por dua që ta dini që kam qenë e ulur një vorbull ndëshkimi totalisht të merituar. Nuk ka kaluar asnjë sekondë, asnjë ditë që nuk kam ndjerë peshën fajit për gjërat që kam thënë në të shkuarën.

Siç e dini disa nga tweet-et e mia të thëna nga vetja ime vjetër dhe e shpifur (shumë e shpifur) u rishfaqën. Ndërkohë që i shoh dhe kuptoj lënfimin që kanë shkaktuar, më duhet të ndaloj dhe të pyes veten: Si kam mundur ta bëj atë gjë?

I kam kërkuar ndjesë publike një personi, por ka dhe të tjerë – dhe madje, më shumë se disa – që më duhet t’ju kërkoj ndjesë. Jam duke ju kërkuar të falur një nga një të gjithëve në privat. E kuptoj që ndoshta nuk duan të flasin me mua. (E vërteta e gjithë kësaj është se unë nuk mund ta përballoj konfrontimin). Por, nëse ata duan, unë jam këtu dhe do t’i dëgjoj se çfarë kanë për të thënë, ndërkohë që i kërkoj falje.

Nuk ka asnjë justifikim për ato tweet-e të mia të vjetra të tmerrshme. Atyre që unë i drejtohesha nuk e meritonin. Askush nuk i meriton. Shumë prej tyre kishin nevojë për ngushëllim, mirësi, mirëkuptim dhe mbështetje, jo humorin tim të mërzitshëm dhe mizor.

Unë u tregova ofenduese dhe më vjen shumë keq.

Dua të zgjatem pak më shumë këtu te njerëzit, që i kam lënduar ndjenjat dhe i kam zhgënjyer. Kur nisa në fillim të përdorja rrjetet sociale, po argëtohesa shumë. Bëja shaka, gjëra të rastësishme. Mendoj gjithë inxhinierët, ditët e punës dhe të natës për të zhvilluar këtë platformë të re dhe teknologji, për të lidhur njerëzit anembanë dhe unë e përdora për të ngacmuar disa personazhe të famshëm.

Në të vërtetë, unë ndihesha e pasigurtë, jo e pjekur, në një botë ku mendoja se më duhej t’i bëja përshtypje të huajve për t’u ndjerë e pranuar. Mendoja se më bënte të dukesha ‘cool’ të kohës nëse tallesha me yjet.

Tani kur përballem me gjërat që kam thënë, më vjen turp nga vetja. Sinqerisht, ndjej dhe dhimbje fizike në trupin tim, kur kujtoj të shkuarën time të neveritshme dhe e meritoj plotësisht. Fjalët kanë pasoja. Unë po sulmoja disa vajza të reja, që mund të lëndoheshin. Si nuk ndalova dhe ta mendoja këtë gjë? Kush më dha të drejtën t’i thoja ato fjalë?

Do vazhdoj të punoj për versionin më të mirë të vetes time. Çdokush meriton më mirë. Bota ka nevojë për më shumë mirësi dhe dashuri. Jam në një rrugëtim vet-përmirësimi. Ne jemi të gjithë shumë më shumë se momentet tona të këqija. Nuk do kërkoj faljen tuaj, por durimin dhe tolerancën. Ju kërkoj të më lejoni, siç ju premtoj që do t’ju lejoj, të marr përgjegjësinë e gabimeve të vjetra dhe të më jepet mundësia të vet-përmirësohem dhe të ndryshoj.

Kam folur shumë, e di. Faleminderit që më dëgjuat.