Gossip Showbiz

“Jam e turpëruar”, Chrissy Teigen reagon pas akuzave për bullizëm nga modelja e njohur!

Modelja e njohur Courtney Stodden së fundmi është bërë epiqendra e mediave rozë pas një deklarate të rëndë që ka bërë për modelen Chrissy Teigen.  Në një intervistë për “Daily Beast” ajo hodhi akuza për modelen, Chrissy Teigen. Courtney ka treguar se përveç deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që “të vriste veten”.

Së fundmi, Chrissy Teigen ka reaguar pas akuzave nga Courtney Stodden për bullizëm. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo është shprehur e penduar mbi veprimin e saj.

Unë isha një njeri i pasigurt, kërkoja vëmendje. Jam e turpëruar nga sjellja ime, por kjo…nuk është asgjë në krahasim me atë që bëra ndaj Courtney.

Chrissy Teigen së fundmi ka reaguar ndaj video-ve virale të personazheve të famshëm meshkuj që krijojnë njohje me vajza të reja në faqet e takimeve. Pasi dy vajza treguan historitë e tyre në lidhje me përputhjen me aktorët Ben Affleck dhe Matthew Perry në aplikacionin ekskluziv të takimeve “Raya”, Teigen i cilësoi ato si “të frikshme”.

Rikujtojmë, se ish-Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle dhe Chrissy prej kohësh janë mikesha shumë të ngushta me njëra tjetrën. Së fundmi 35-vjeçarja ka rrëfyer se Meghan ka qenë një nga personat që i ka dërguar mesazhin më të ngrohtë pas humbjes së djalit.