Celebrities Showbiz

Rikthehet Ermal Meta me një koncert në Air Albania!

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania.

Pas shumë muajsh pause prej pandemisë, Ermali ka vendosur të kryejë turin e tij të parë muzikor.  Një turne i cili do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njejtën kohë do të ketë një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.

Ermali ka bërë një deklaratë në mediat italiane duke thënë:

Në 29 korrik do të jem në Stadiumin Air Albanianë Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë.

Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë.  Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja e midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është e me të vërtet e bukur.