Celebrities Music Showbiz

Rikthehet ylli i muzikës pop, Rihanna publikon këngën e saj më të re!

Rikthehet diva e muzikës pop Rihanna. Këngëtarja më në fund ka publikuar pas 6 vitesh këngën e saj më të re të titulluar “Lift Me Up”, muzika e saj e parë ‘solo’ që nga albumi “Anti” që u publikua në vitin 2016. Kënga është paraqitur në kolonën zanore të vazhdimit “Black Panther: Wakanda Forever” dhe i kushtohet aktorit të ndjerë Chadwick Boseman.

Rihanna paralajmëroi për këngën disa herë në fillim të javës dhe ditën e djeshme njoftoi datën e publikimit së bashku me një portret bardh e zi. Artistja dhe partneri i saj ASAP Rocky disa ditë përpara publikimit të këngës morën pjesë në premierën e “Black Panther: Wakanda Forever” në Los Angeles.

Kjo ishte dalja e parë në tapetin e kuq për çiftin që kur ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë, në maj të këtij viti. “Lift Me Up” erdhi për fansat e themelueses së “Fenty Beauty”, të cilët nuk kanë dëgjuar asnjë muzikë të re nga ylli që nga albumi i saj i 8-të.

Këngëtarja e “Work” tha për Vogue në maj se ajo ende e konsideron ‘Anti’ albumin e saj më të mirë deri më sot. Edhe pse mbetet për t’u parë se çfarë tjetër ka përgatitur Rihanna, ylli tashmë ka zbuluar se do të performojë në “Super Bowl Halftime Show” në fillim të vitit të ardhshëm.