Celebrities Gossip Music Showbiz

Çfarë e lidh Rihanna-n me filmin e ri “Black Panther: Wakanda Forever”?!

Rihanna po rikthehet në skenën muzikore dhe së shpejti do të publikojë dy këngë, sipas mediave të huaja. Këngëtarja i regjistroi ato për filmin “Black Panther: Wakanda Forever” me regji të Ryan Coogler, i cili do të fillojë të shfaqet në kinematë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin e ardhshëm më 11 nëntor.

Kompanitë Marvel dhe Disney dhe shtëpitë botuese Def Jam dhe Westbury Road, pronare e të cilës është Rihanna, do të nxjerrin një album që do të përmbajë këngë nga filmi në fjalë. Rihanna publikoi albumin e saj të fundit, “Anti”, në vitin 2016, pas të cilit vendosi të bënte një pshim nga publikimi i këngëve dhe iu përkushtua punës për koleksionet e make-up dhe të brendshmeve.

Një raport i ri nga gazetari i ‘New York Times’ Kyle Buchanan pohon gjithashtu se një nga këngët e raportuara do të shfaqet në fundin e filmit. Ai shkroi:

Thashethemet po qarkullojnë dhe unë mund t’u shtoj atyre këtë gjë: Kam dëgjuar prej javësh që Rihanna është duke regjistruar këngën e fundit për “Black Panther: Wakanda Forever”. Si e ndiqni një klasik si “All the Stars”? Duke rrëmbyer këngën e parë të madhe të Rihanna-s pas shumë vitesh.

Megjithatë, as Marvel dhe as Rihanna nuk i janë përgjigjur asnjërit prej thashethemeve. Në fillim të këtij muaji u shfaq traileri më i fundit i “Black Panther: Wakanda Forever”, duke u dhënë fansave një vështrim të ri mbi Black Panther-in e ri si dhe armikun e ri të Wakanda.

Klipi i ri vijon nga traileri i parë, i cili u publikua në korrik dhe shfaqi personazhet duke vajtuar vdekjen e T’Challa. “Black Panther: Wakanda Forever” do të ketë rikthimin e Letitia Wright, Lupita Nyong’o, Danai Gurira dhe Martin Freeman nga “Black Panther” origjinal, me aktorë si Michaela Coel, Tenoch Huerta dhe Dominique Thorne që i bashkohen kastit.

Së fundmi, diva e muzikës pop Rihanna ka konfirmuar se do të performojë në ‘Super Bowl 2023’. 34 vjeçarja, e bëri të ditur lajmin para pak ditësh duke publikuar një fotografi në Instagram të dorës së saj teksa shtrëngon një top. NFL gjithashtu publikoi lajmin e madh në Twitter me të njëjtën fotografi dhe mesazhin ‘Let’s go #SBLVII’.