Celebrities Gossip Showbiz

Rina Balaj feston sot ditëlindjen dhe ndan me ndjekësit një kujtim nga fëmijëria!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Ditën e sotme bukuroshja feston ditëlindjen e saj dhe mbush plot 24 vjeçe. Në këtë ditë kaq speciale për artisten, ajo ka ndarë me ne një foto që nuk e kishim parë më herët nga fëmijëria.

Ne i urojmë Rinës edhe 100 vite të lumtura!

Siç shpesh ka konflikte mes artistëve ku akuzojnë njëri-tjetrin për imitim edhe Rina në formë ‘thumbimi’ është shprehur kështu për këngëtare të tjera, ku këtu dyshohet për ato që quhen ‘rivalet e saj’. E për këtë para pak ditësh bukuroshja ka postuar një shprehje ku na tregon se kjo është një nga arsyet që ajo vazhdon të punojë dhe sjellë projekte të reja.