Celebrities Gossip Showbiz

Rina Balaj nuk paska ndërmend të ndalet me ‘thumbat’ ndaj SinBoy!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Bukuroshja vazhdimisht tregon momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi ka postuar në Instastory një video e cila është bërë virale kudo në TikTok, teksa shfaqet duke realizuar sfidën e kërcimit të ish- partnerit të saj, i cili e ka realizuar me disa vajza të tjera, duke i bërë një ‘diss’ haptazi SinBoy.

E mesa duket, Rina nuk paska ndërmend të ndalet me ‘thumbat’ ndaj tij, pasi vetëm disa orë më parë teksa ka postuar një karusel me fotografi ku pozon e shtrirë në shtrat shumë provokuese, krahas ka shkruar:

Vazhdo largohu, shikoje a do të të ndjek 

Tani le të presim një përgjigje nga artisti, i cili me shumë mundësi ‘ka ngelur pa fjalë’.

Para pak kohësh bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur të bëhet pjesë e ‘The Top List’.

Por, para se të krijonte të tilla këngë, e mbani mend ‘Rinën e vjetër’ e cila u njoh për publikun si repere? Epo, mesa duket bukuroshja ka vendosur të na e rikthejë. Pak ditë më parë ajo ka ripostuar një video me disa nga videoklipet e dikurshme dhe krahas ka bërë një paralajmërim.