Celebrities Gossip Music Showbiz

Rina do të publikojë këngën e saj më të re me një titull shumë të veçantë!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it. Rina po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore.

Para pak ditësh bukuroshja ka postuar në ‘Instastory’ një foto duke treguar make-up e saj pas një nate xhirimesh në shi dhe duke lajmëruar kështu se po xhiron videoklipin për këngën e saj të rradhës. Duket se kënga e re do të publikohet shumë shpejt, pasi me një foto të postuar në ‘Instagram’ nga pamja e saj në videoklip ka treguar edhe titullin e këngës së re, e cila do të jetë “Daddy” dhe do të publikohet së shpejti.

Para disa ditësh Rina ka publikuar këngën e saj të fundit, e cila titullohet “Si Ti” dhe është një bashkëpunim me partnerin e saj të zemrës, SinBoy. Kënga ka arritur 2 milionë klikime në ‘YouTube’ dhe këtë e tregoi vetë këngëtarja duke i falenderuar të gjithë ndjekësit e saj me një postim në ‘Instastory’ me një video nga prapaskenat e videoklipit të këngës.

Viti që lamë pas ishte mjaft i suksesshëm për bukuroshen pasi këngët e saj si solo ashtu edhe në bashkëpunim me partnerin e saj SinBoy patën miliona klikime në YouTube dhe u pëlqyen shumë nga ndjekësit e tyre.