Celebrities Gossip Music Pardon My French Showbiz

Risolli me Anxhela Peristerin këngën hit të viteve 2000, G-Bani zbulon gjithçka rreth suksesit dhe jo vetëm…

I ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë artisti i njohur G-Bani. Ai së fundmi ka sjellë një bashkëpunim me këngëtaren Anxhela Peristeri, rikrijimin e hitit të tij të vitit 2006 me Crazy Girl, që mban titullin “Të dua”.

Si ndihet G-Bani në këtë rikthim të tijin me bashkëpunimin me Anxhelën?

Po filloj duke thënë që ndihem kaq bukur që flas me Top Albania Radio-n në 2023 sepse është shtëpia ime e parë muzikore që kam pasur në Shqipëri që ka transmetuar këngët e mija, ndjesia është e papërshkrueshme. E dyta, ndihem shumë bukur për arsye se dhe kënga megjithëse është remake është këngë e bukur dhe që nuk përcjell mesazhe agresive apo mesazhe që nuk duhen përcjellë. Është një këngë që ia vlente të ribëhej dhe është bërë me një artiste të cilën unë e dua shumë. 

Është ai kompletimi i elementit mashkullor me elementin femëror. Anxhela plotësoi elementin femëror gjithçka me zërin dhe me prezencën. Sigurisht që kur do të bësh një rikthim në treg, unë këngë ‘rap’ të egra bëj por ideja është që të futesh në treg duhet këngë komerciale në bashkëpunim me artiste femra kështu që Anxhela e ka këtë veti edhe e plotësoi. Që të jem i sinqertë kam preferuar të mos t’ia “ul kokën” këtyre artistëve që kanë dalë mbrapa meje por dhe të atyre që nuk kanë respektin e duhur. Kështu që e vlerësoj kur artisti me të cili do bashkëpunoj më sillet me respekt, e vlerësoj shumë dhe i shikoj shumë këto detajet e vogla. Besoj është e rendësishme. 

Ishte ideja e Anxhelës apo e G-Banit për të rikthyer këtë hit?

Të dyve. Ne nuk është se jemi të panjohur me njëri-tjetrin, jemi takuar edhe herë të tjera dhe ka ekzistuar si ide dhe e kemi hedhur në tavolinë. Erdhi momenti dhe e realizuam. 

Duke qenë që kënga në kaq pak kohë që është publikuar ka arritur mbi 1 milion klikime si ndihet G-Bani?

Është ndjesi e bukur por nuk është falë meje është falë Anxhelës sepse përveçse ka një ‘fan page’ që e duan shumë, e respektojnë shumë gjithë këto vite që unë nuk kam qenë prezent ajo nuk ka reshtur së punuari dhe duke iu ofruar simpatizantëve të saj dhe audiencës muzikore këngë dhe materiale. Besoj se është merita e saj dhe shumë pak e imja. Ndihem shumë bukur që jam pjesë e projektit që të jem i sinqertë. 

Kënga ka qenë e bukur për arsye se nuk kam ngurruar dhe pse e kam filluar karrierën time duke bërë ‘rap’ ‘gangsta rap’ pak më të egër se ajo kënga e dashurisë që këmi bërë. Pavarësisht këtij fakti unë tek kjo këngë nuk kam ngurruar që të ekspozoj Arbanin, domethënë veten time të gjithë ato emocionet që meshkujt në përgjithësi sidomos në shoqërinë shqiptare kanë turp edhe frikë sepse ekziston kjo tallja nga meshkujt e tjerë, këto idiotizmat. Unë nuk kam ngurruar ta tregoj emicionin tim aty dhe besoj që kjo ka ‘feed back’ të mirë. 

Në mediat online ka qarkulluar së fundmi se Crazy Girl nuk e ka pritur mirë këtë rikthim të këngës që kanë pasur bashkë por a është e vërtetë kjo sipas G-Banit?

Kam shumë dëshirë të përgjigjem, por nuk dua t’i jap më shumë rëndësi kësaj teme sepse duket sikur është më shumë se ç’është. Nuk është se kam marrë ‘feed back’ pozitiv nga ajo, kërkoj ndjesë por do mjaftohem më këtë përgjigje. Nuk është se kam marrë përgjigje pozitive.