Celebrities Showbiz

Rita Ora i tregon të gjithëve sa krenare është për vendlindjen e saj!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është një nga artistet më të njohura në të gjithë botën. E pëlqyer shumë nga publiku për zërin dhe për talentin e saj unik Rita Ora gjithmonë mundohet që me krenarinë më të madhe sa herë që i jepet mundësia të flasë dhe të tregojë rreth vendit dhe origjinës së saj. Këtë veprim të bukur dhe që është për t’u vlerësuar Rita nuk e bën vetëm në intervista por edhe në rrjetet e saj sociale.

Ditën e djeshme në mbarë botën është publikuar harta interaktive, e cila zbulon vendlindjet e të famshmëve në mbarë globin. Kjo hartë e quajtur Tjukanovt Github, shfaq emrat e njerëzve të famshëm në qytetet e tyre përkatëse të lindjes. Dhe sigurisht që dhe Rita Ora ishte pjesë e hartës, me vendlindjen e saj Prishtinën. Duke u shprehur krenare për prejardhjen e saj, Rita ndau me miliona ndjekësit e saj në Instagram një pamje të hartës së Kosovës në Tjukanoft, ku theksohet Prishtina si vendlindja e saj.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram, Rita kishte vendosur që të ndante me ndjekësit e saj disa nga ushqimet më tradicionale të vendit. Në InstaStory-t e saj ajo ka treguar disa nga hapat që duhet të ndjekim gjatë kohës që përgatisim piten ose e thënë ndryshe byrek. Por jo vetëm kaq sepse Rita ka treguar gjithashtu me hapa edhe se si të përgatisim taratorin kosovar.

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në Tiranë. Ajo pritet të mbajë koncert më 6 shtator në kryeqendrën e Shqipërisë dhe këtë ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari. Vetë këngëtarja Rita Ora ka ripostuar foton me shënimin se është “e emocionuar dhe e nderuar, për rikthimin në Tiranën time të bukur”.