Celebrities Food & Drink Gossip Showbiz

Rita Ora nuk e harron origjinën e saj, këtë herë i prezanton botës gatimet tradicionale!

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është një nga artistet më të njohura në të gjithë botën. E pëlqyer shumë nga publiku për zërin dhe për talentin e saj unik Rita Ora gjithmonë mundohet që me krenarinë më të madhe sa herë që i jepet mundësia të flasë dhe të tregojë rreth vendit dhe origjinës së saj. Këtë veprim të bukur dhe që është për t’u vlerësuar Rita nuk e bën vetëm në intervista por edhe në rrjetet e saj sociale.

Së fundmi nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram, Rita kishte vendosur që të ndante me ndjekësit e saj disa nga ushqimet më tradicionale të vendit. Në InstaStory-t e saj ajo ka treguar disa nga hapat që duhet të ndjekim gjatë kohës që përgatisim piten ose e thënë ndryshe byrek. Por jo vetëm kaq sepse Rita ka treguar gjithashtu me hapa edhe se si të përgatisim taratorin kosovar.

Pas postimeve në Instagram, këngëtarja e njohur e hitit “Let You Love Me” ka shpërndarë edhe me ndjekësit në Tik Tok videon e plotë të recetës së saj. E veçanta e videos në Tik Tok ishte muzika që shoqëronte video-n, bëhet fjalë për vallen e Rugovës.

@ritaora

How I make fresh kosovan tarator – I like the water from the cucumber makes it’s thinner for me personally but you don’t have to do it my way! Enjoy!! #fyp #foryoupage

♬ Kosova – DJ Gimi-O

Vlen të theksojmë gjithashtu se pëveç gatimit Rita Ora ka marrë edhe një tjetër nismë. Ajo ka njoftuar së fundmi se ka adoptuar një qenushe nga një strehë e shpëtimit të kafshëve. Këngëtarja e bëri të ditur këtë përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram të hënën, duke ua prezantuar fansave qenushen e saj të re të adhurueshme, të cilën ajo e përshkroi si ‘fëmija i saj’.

31-vjeçarja po ndjek hapat e kolegeve të saj si Dua Lipa dhe Ariana Grande për t’u përfshirë në fushatën ‘Adopt don’t shop’ pasi mori qenushin nga Fondacioni ‘Labelle’. Fushata inkurajon njerëzit që të adoptojnë qen nga një strehë apo qendrat e shpëtimit të kafshëve, në vend që të blejnë një qen nga një dyqan kafshësh.