Aktualitet Celebrities Rajoni Showbiz

Rita Ora nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ të Prishtinës!

Këngëtarja me famë botërorë, Rita Ora ndodhet në Kosovë. Rita është nderuar nga kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, me “Çelësin e Qytetit”. Teksa ka ndarë fotot, Përparim Rama shkruan se Rita Ora na përfaqëson denjësisht në botë. Nga ana tjetër, këngëtarja i ka dhuruar kryebashkiakut të Prishtinës albumin e saj.

Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë! Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën. Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik! Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”, shkruan Përparim Rama.

Ora mbërriti në Prishtinë në 26 nëntor, për të festuar në atdhe 33-vjetorin e lindjen. Ajo shoqërohej nga babai i saj Besnik Sahatçiu dhe nga bashkëshorti, regjisori Taika Waititi.

Kjo është vizita e parë për regjisorin në Kosovë, ndërsa bashkë me Ritën ai është pritur sot nga kryeministri Albin Kurti. Waititi dha përshtypjet e para për vendlindjen e gruas së tij dhe mesa tregon i paska pëlqyer shumë.

Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë,”-kështu u shpreh partneri i Rita Orës, Taika Waititi për vizitën e tij në Kosovë.
Kurti surprizoi Ritën me një buqetë me lule dhe një tortë, pasi këngëtarja festoi dje (26 nëntor) ditëlindjen.

Kujtojmë që Rita dhe Taika e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni private para më shumë se një viti, por lajmin e konfirmuan vetëm pak muaj më parë.