Celebrities Gossip Showbiz

Rita Ora pak para koncertit në Tiranë: “Më kanë paragjykuar për ngjyrën e lëkurës…”!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ndodhet në Tiranë për një koncert që do të mbajë ditën e sotme në kryeqytet. Këngëtarja zhvilloi së fundmi një bashkëbisedim me studentët e Liceut së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku foli për paragjykimet në fillimet e saj. Ylli i muzikës, e cila së fundmi i ka dhënë fund beqarisë me Taika Waititi, theksoi se si e kanë paragjykuar për ngjyrën e lëkurës.

Jam kosovare, vij nga një vend që quhet Shqipëri dhe në fakt është një vend i mbushur me njerëz të mrekullueshëm. Dhe ata ishin si: ‘Po, por lëkura juaj…lëkura juaj është pak më e errët, ti nuk ke lëkurë aq të bardhë’, dhe unë isha: Çfarë? A i keni parë njerëzit që vijnë nga vendi im? Ne jemi kaq ekzotikë, ne dukemi sikur vijmë nga vende të ndryshme, ne jemi të bukur brenda dhe jashtë, jo vetëm fizikisht.

Ndërkaq, Presidenti Bajram Begaj dekoroi me Titullin “Naim Frashëri” artisten bukuroshe. Motivacion i vlerësimit ishte:

Në vlerësim të kontributit të dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit. Me mirënjohje për aktivitetin dhe rolin e saj si ambasadore në çështje me ndjeshmëri të lartë kombëtare dhe globale.

Presidenti Begaj u shpreh se janë miliona njerëz që mendojnë se Rita Ora është shembulli më i qartë se kur talenti dhe dimensioni njerëzor ndërthuren së bashku, krijojnë vlera të jashtëzakonshme që frymëzojnë globalisht.

Jam i sigurt se ky nderim sot mbart vlerësimin e çdo artdashësi në Shqipëri, Kosovë dhe kudo në botë. Janë miliona njerëz që mendojnë se ti je shembulli më i qartë se kur talenti dhe dimensioni njerëzor ndërthuren së bashku, krijojnë vlera të jashtëzakonshme që frymëzojnë globalisht. Dhuntia jote, një zë i mrekullueshëm, së bashku me shumë talente te tjera që mbart, të kanë shndërruar në një njeri që ka rrëmbyer zemrat e miliona artdashësve.