Celebrities Gossip Showbiz

“Rivalja” më e madhe e Kim Kardashian është vajza e saj e madhe, North West!

Ylli televiziv, Kim Kardashian ka rrëfyer së fundmi se kritikja më e madhe e garderobës së saj është vajza e madhe, North West. Kim rrëfeu për “Vogue” se vajza e saj 8-vjeçare nuk ka ndrojtje t’i japë kritika për veshjet e saj në daljet e përditshme.

North gjithmonë ka shumë kritika kur bëhet fjalë për atë që unë kam veshur. Ajo gjithmonë ankohet pse unë vesh shumë të zeza. Në ditën e Shën Valentinit unë shkova në shkollën e saj e veshur me rozë nga koka tek këmbët dhe ajo u emocionua aq shumë sa vrapoi dhe më përqafoi. Më pas hapi pallton pa që astari ishte i zi dhe tha: “Mami ti përsëri ke veshur të zezë.”

Dhe nuk janë vetëm veshjet e saj për të cilat North është shumë e kujdesshne, ajo gjithashtu ka disa ide se si do të donte të dukeshin flokët e nënës së saj. Në shkurt 2021, stilisti i flokëve të Kardashian, Chris Appleton, rrëfeu për People se North gjithmonë e di se çfarë i pëlqen për flokët e saj.

Kështu që nuk është çudi që i vetmi person në botë që Kardashian i duket “rivale” është vajza e saj. Në një intervistë në vitin 2021, themeluesja e ‘Skims’ rrëfeu se:

Kush më frikëson mua? Unë do të thosha politikanët, por ata nuk e bëjnë. Ndoshta vetëm vajza ime, North.

North mesa duket e pret një e ardhme e ndritshme si stiliste. 8-vjeçarja prej kohësh ka qenë pjesë e disa kopertina revistash teksa ka pozuar për fushata të ndryshme. Së fundmi, ajo u shfaq së bashku me vëllezërit e motrën e saj, Saint, Chicago dhe Psalm në numrin e marsit të revistës ‘Vogue’, në kopertinë së bashku me mamanë e tyre Kim, duke luajtur basketboll në shtëpinë e tyre në Hidden Hills. Jo vetëm që ajo pozoi për kamerën, por North gjithashtu stiloi të gjithë fëmijët për fotosesionin.