Celebrities Magazine Showbiz

Robbie Williams ‘përqafon’ botën e astrologjisë, rezulton më i suksesshëm se në industrinë muzikore!

Këngëtari Robbie Williams ka kohë që u jep këshilla të vlefshme astrologjike ndjekësve të tij në Instagram dhe mesa duket po ia del shumë mirë edhe në këtë fushë. Këngëtari i njohur poston në llogarinë personale në Instagram, përveç fotove edhe videove të shumta nga jeta personale dhe profesionale,  edhe këshilla dhe parashikime astrologjike, herë humoristike e herë më serioze, si burim frymëzimi për këdo që e ndjek.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robbie Williams (@robbiewilliams)


Ai vret mendjen për kuptimin e jetës, i nxit fansat të ‘heqin qafe’ njerëzit që nuk i pranojnë ashtu siç janë, madje ai është shumë i gatshëm të lërë skenën dhe të studiojë “sekretet” e jetës. Ylli i muzikës tashmë duket se është shumë i përfshirë me astrologjinë, me shembuj tipikë të postimeve të tij të fundit me parashikime dhe këshilla për shenja të ndryshme të horoskopit. Një javë më parë, Williams postoi një parashikim për Demin, duke vënë në dukje në mbishkrimin e tij se ai është zyrtarisht i certifikuar si astrolog dhe se po bëhet profesionist në këtë fushë, madje u tha fansave t’i tregojnë datat kur kanë lindur dhe, nëse do i lindte dëshira mund t’iu bënte edhe tabelën e tyre astrologjike.

Të lindurit në shenjën e Demit kishin mundësinë të bënin një ndryshim të madh në jetën e tyre, me një përjashtim: Steve. (me shaka)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robbie Williams (@robbiewilliams)


Më pas ai tregoi pak simpati për Luanët, duke i justifikuar në postimin përkatës nervat që ata kanë, por gjithsesi një përfaqësues i kësaj shenje duhej të paguante për këtë. Në këtë rast, nuk ishte Steve, por Todd . Asnjë shenjë e zodiakut duket se nuk është kursyer nga mesazhi astrologjik i karizmatikut Bob Smart alias Robbie Williams. Pas Dashit ai pati probleme edhe me Ujorët, me Bricjapët, me Peshoren, ku u shfaq sërish Steve, por edhe me Peshqit. Dhe sigurisht pika e dobët ishte shenja e tij, Akrepi, ku ai nuk u kufizua vetëm me një parashikim ku flitej me superlativa, por e shoqëroi edhe me postimin e një foto të tij të zhveshur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Robbie Williams (@robbiewilliams)