Auto & Moto

Rolls-Royce po planifikon të pushojë nga puna mbi 2 mijë punonjës!

Prodhuesi i makinave Rolls-Royce po planifikon të pushojë nga puna 2.000 deri në 2.500 punonjës në mbarë botën, që është rreth 6% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në kompani. Kompania në njoftimin e saj për media foli mbi planet për të rritur efikasitetin duke krijuar një strukturë më të thjeshtë dhe më të organizuar. Kompania tha se struktura e re synon biznes më të shkathët që mund t’u shërbejë më mirë klientëve dhe të vazhdojë të ofrojë produkte të klasit të parë.

“Ndryshimet e planifikuara do të mundësojnë efikasitet të kostos. Ne duhet të menaxhojmë kostot dhe numrin e punonjësve deri në vitin 2023, duke minimizuar reduktimet e përgjithshme të numrit të punonjësve. Pas ndryshimeve, punësimi vlerësohet të reduktohet me 2.000 deri në 2.500 persona në mbarë botën. Rolls-Royce aktualisht ka të punësuar 42 mijë persona”,-thuhet në deklaratë.