Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Romeo Veshaj i zhgënjyer nga Meriton Mjekiqi: “Hodhe poshtë shoqërinë për lojë”!

Komenti i Meritonit se Romeo ndikohet nga Jetmiri, ka zhgënjyer aktorin. Debati vazhdoi sot me tone të larta gjatë spektaklit live të “Big Brother VIP 3”, ku Meritoni e cilësoi Romeon ushtar të Jetmirit.

Romeo: Nga Meritoni nuk e prisja, kemi qenë gjithë kohës të afërt. Sot e vërtetova që Meritoni është një ushtar i Jetmirit.

Jetmiri: Po ti e kishe shok, apo ata që thonë të vërtetën, i shumëzon me zero.

Meritoni: Ishte mendimi që e pata për lojë.

Romeo: Ti merr guximin dhe flet ato budallalliqe aty. Hedh poshtë shoqërinë për lojë.

Meritoni: Ti je ushtar, ushtar i keq madje.

Mesa duket, miqësia mes dy banorëve është krisur.