Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati habit me postimin më të fundit: “A më beson?”

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Megjithatë, duke lënë pas anën e saj karizmatike, një nga Instastory-t më të fundit të bukuroshes ajo na ka lënë të dyshojmë paksa me mbishkrimin e fotos:

“A më beson?”

Pra, kujt i drejtohet Ronela me këtë pyetje?

Pak ditë më parë, artistja ka ndarë me ndjekësit një pjesë nga teksti i këngës që pritet të publikohet dhe padyshim që do të prekë zemrat e të dashuruarve.

Efi Dhedhes mesa duket qenka e preferuara e artistëve për sa i përket pjesëmarrjes në videoklipe e duket se finalisten e ‘BBV’ do ta shohim edhe në projektin e radhës së Ronela Hajatit. Dyshimet për këtë kanë lindur nga një video e postuar nga vetë kjo e fundit.. Na mbetet të presim dhe pak për të zbuluar se çfarë i ka bashkuar dy bukuroshet.