Film & Tv Gossip

Russell Crowe rikthen “Gladiator”?!

Së fundmi, aktori i njohur Russell Crowe ka rikujtuar skenat në filmin “Gladiator”, në rikthimin e tij në Fort Ricasoli të Maltës. Aktori australian, tashmë 57-vjeçar, tregoi ato që kanë mbetur nga muskujt e tij, që nga koha kur interpretonte personazhin Decimus Meridius, në vitin 2000.

Russell Crowe fitoi çmim Oscar si aktori më i mirë për interpretimin e tij, ndërsa “Gladiator” fitoi çmim si filmi më i mirë, muzika më e mirë, efektet vizuale më të mira dhe kostumografia më e mirë. Vitin e kaluar, Crowe e quajti rolin e tij te ‘Gladiator’ një përvojë unike, pjesërisht sepse, sipas aktorit, skenari fillestar që ata kishin ishte shumë i keq.

Russell ndërkaq sapo ka përfunduar xhirimet në Tajlandë me Zac Efron për një film që ndjek historinë e vërtetë të John ‘Chickie’ Donohue. Protagonisti largohet nga Nju Jorku në vitin 1967 për të gjetur miqtë e tij të fëmijërisë që luftonin në Vietnam për të ndarë një birrë me ta. Projekti do të drejtohet nga Peter Farrelly i cili gjithashtu ka shkruar skenarin me Brian Currie dhe Pete Jones.

Ju rikujtojmë se Russell bëri një ‘thes’ me para nga ankandi, për të paguar divorcin me ish-bashkëshorten Danielle Spence, por duket se jo gjithçka shkoi mirë. Mes 227 objekteve që dolën në ankand ishte edhe një Mercedes Benz S500 Saloon i vitit 2001, të cilin e bleu një radio australiane Triple M. Drejtuesit e programit “The Grill Team” gjetën në kroskotin e makinës, e cila u shit për rreth 21 mijë euro, një celular Nokia 5110, që duket se Russell Crowe e kishte harruar pa marrë.