Celebrities Gossip Showbiz

Arbana Osmani na zbulon disa detaje nga ceremonia martesore me Eduart Grishaj!

Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.

Vetë Arbana pak më parë na ka zbuluar disa detaje të vogla nga ceremonia martesore, një dhuratë shumë speciale, unazën dhe një copëz nga fustani i nusërisë dhe disa pamje nga ambientet e ceremonisë.

Pas kësaj ceremonie martesore që u zhvilluar ‘larg syve të publikut’, për të gjithë dashamirësit e saj, prezantuesja ka reaguar për herë të parë me anë të një deklarate në Instastory ku shprehej shumë e lumtur dhe falenderuese për gjithë të pranishmëve, por jo vetëm.

Përgjatë ditëve të fundit ky lajm ka ngjallur shumë kureshtje në media për fustanin e nusërisë, detaje lidhur me organizimin e padyshim të ftuarit. Personazhet VIP sigurisht që nuk munguan por duket se nga ky event nuk do të kemi shumë momente të dokumentuara pasi rregullat për të mos filmuar ishin tepër strikte nga çifti. Nusen dhe dhëndrin nuk e kemi parë ende por vetëm disa nga personazhet e njohur që ishin në dasmën e çiftit.