Celebrities Gossip Showbiz

Më në fund! Arbana Osmani publikon foton me fustan nusërie krah Eduartit dhe bën dedikimin emocionues!

Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet e dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.

E teksa nga ceremonia nuk kemi parë ende pamje, më në fund kemi një foto të çiftit të publikuar nga vetë Arbana pak minuta më parë. Në vendin ku u betuan përpara njëri- tjetrit dhe njerëzve më të shtrenjtë në jetën e tyre, duke na zbuluar fustanin përrallor të nusërisë dhe kostumin e Eduartit, krahas prezantuesja na ka emocionuar me dedikim e saj të dashurisë.

“Bashkë ne të dy”

Një javë më parë festuam dashurinë me njerëzit tanë më të afërt në një lumë emocionesh e lotësh gëzimi. Kanë qenë ditë të paharrueshme për ne dhe na u desh pak kohë të mbledhim veten nga emocionet dhe të ishim gati të ndanim edhe me ju këtë moment, si një falenderim që jeni gjithmonë pranë nesh, në të mirë e në të keq. Faleminderit të ftuarve tanë të zemrës që ato ditë braktisën telefonat dhe shijuan bashkë me ne një fundjavë të bukur duke respektuar dhe dëshirën tonë për ta mbajtur këtë festë private. Faleminderit Zotit për gjithçka. Vetëm bekime për të gjithë ju; Gjithmonë.

Përgjatë ditëve të fundit ky lajm ka ngjallur shumë kureshtje në media për fustanin e nusërisë, detaje lidhur me organizimin e padyshim të ftuarit. Personazhet VIP sigurisht që nuk munguan por duket se nga ky event nuk do të kemi shumë momente të dokumentuara pasi rregullat për të mos filmuar ishin tepër strikte nga çifti. Nusen dhe dhëndrin nuk e kemi parë ende por vetëm disa nga personazhet e njohur që ishin në dasmën e çiftit.