Celebrities Gossip Showbiz

Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën non-grata nga DASH, reagon për herë të parë Armina Mevlani

Rreth 3 ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një deklarate publike shpalli non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. Tashmë atij dhe të gjithë familjarëve të tij u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sipas sekretarit të shtetit amerikan, Antony Blinken, Berisha mbetet një ndër figurat politike më të korruptuara në Shqipëri.

Lidhur me këtë vendim vetë Berisha ka reaguar duke u shprehur i qartë se pavarësisht këtij vendimi dhe kërkesës së amerikanëve, ai nuk do të largohet nga politika. Sakaq, pas këtyre ditëve ka ardhur edhe një reagim nga nusja e tij, Armina Mevlani.

Blogerja e njohur, mori një mesazh nga një ndjekës në Instagram që i tha se i vinte keq për situatën e vështirë të familjes së saj në këto momente, pavarësisht se vetë Armina përjashtohet nga ky vendim i DASH. Bukuroshja i është përgjigjur shumë pozitivisht këtij komenti ku theksoi se çdo gjë ka ndodhur për arsye politike.

Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon.