Celebrities Gossip Showbiz

Sam Smith anullon koncertin, shkak bëhet gjendja e tij shëndetësore!

Së fundmi këngëtari i njohur Sam Smith ka njoftuar se turneu i tij do të shtyhet për muajin tjetër, si pasojë e një sëmundjeje, të perceptuar si një virus, që ka prekur këngëtarin dhe stafin e tij. Me anë të një deklarate, ylli i muzikës pop tha se:

Më vjen shumë keq t’ju bëj të ditur se ekipi im dhe unë nuk jemi ende mirë, kështu që për fat të keq ne duhet të riplanifikojmë shfaqjen në Birmingham në 27 maj 2023. Është kaq e rëndësishme për mua që ne t’ju japim versionin më të mirë të turneut ‘Gloria’. Unë nuk dua që ju ta përjetoni atë në asgjë më pak nga ajo çfarë kemi përgatitur. Faleminderit shumë për mirëkuptimin, e di se sa të emocionuar janë të gjithë për të parë shfaqjen. Të gjitha biletat e mëparshme janë ende të vlefshme për datën e re.

Ndërkaq, Smith së fundmi po kritikohet në internet për performancën e fundit të turneut “satanik” dhe “grotesk”. Performuesi i cili është non-binary dhe përdor përemrat e tyre/ata u kritikua për shfaqjen e quajtur “Gloria the Tour” pas suksesit të albumit të katërt në studio me të njëjtin emër. Veshjet skenike të Sam përfshinin brirë djalli dhe kurora me tela. Nuk është hera e parë që këngëtari i “Stay With Me” kritikohet për performancën e saj skenike këtë vit.