Sam Smith, artisti i njohur për guximin në stil dhe shprehjen e lirë përmes modës, është parë së fundmi në rrugët e Notting Hill në Londër, ku ka tërhequr sërish vëmendjen e kalimtarëve dhe mediave.
Këngëtari u fotografua jashtë pub-it të njohur “The Cow”, ku po shijonte një cigare dhe një moment relaksi në natyrë, vetëm pak kohë pas lansimit të këngës së tij më të fundit, “To Be Free”.

Në këtë dalje, Sam zgjodhi një pamje të veçantë dhe të guximshme: një fustan të gjatë blu të errët me mëngë të gjera dhe dekolte të rrumbullakët, e cila nxirrte në pah tatuazhet mbi gjoksin e tij.
Veshjen e kishte kombinuar me një shall të njëjtë në ngjyrë, një çantë të varur në trup dhe vathë të artë, duke sjellë një estetikë me frymë mesdhetare dhe detaje bohemiane.
Kënga “To Be Free”, e publikuar së fundmi, ka prekur zemrat e fansave në rrjete sociale. Sam ka zbuluar se kjo këngë ka një rëndësi të veçantë personale, pasi është shkruar para pesë vitesh në bashkëpunim me mikun e tij Simon Aldred.
Kënga përmban një interpretim të thjeshtë, por të ndjerë me zë dhe kitarre, të ndjekur nga një kor emocionues që rrit intensitetin artistik të veprës.
Fansat e kanë përshkruar këngën si “shëruese”, “thellësisht prekëse” dhe “një nga krijimet më të ndjera të Sam Smith deri tani”.
Në vijim të këtij kapitulli të ri muzikor, Sam ka njoftuar gjithashtu një seri koncertesh intime në Brooklyn të New York-ut, në ambientin “Varsava”, ku do të performojë për 12 netë radhazi gjatë muajit tetor, përpara një audience të kufizuar prej 1000 personash.
Artisti ka shprehur emocion të madh për këtë eksperiencë të re, që premton të sjellë një lidhje më të afërt mes tij dhe publikut.