Celebrities Gossip Showbiz

Samanta Karavella më në fund na zbulon surprizën për të cilën na paralajmëroi!

Samanta Karavella së fundmi ka qenë mjaft aktive me këngë të reja dhe duket se do të vazhdojë po kaq aktive pasi pritet të sjellë dy bashkëpunime të tjera. Pasi para pak kohësh na tregoi se po punon në të njëjtën studio muzikore me këngëtarin Ardit Çuni, ajo zbuloi se shumë shpejtë do të sjellë një këngë të re dhe burime për Prive kanë zbuluar se është një bashkëpunim me reperin Elinel.

Dhe teksa ishim duke pritur me padurim, pak ditë më parë Samanta publikoi një Instastory ku teksa ka shpërndarë një ‘selfie’ të sajën, krahas ka shkruar:

Diçka do të publikohet javën që vjen… Mezi pres ta ndaj me ju

Dhe dita më në fund erdhi! Samanta ka zbuluar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram se do të sjellë një album, një projekt të madh me të cilin ka punuar prej kohësh. Këngëtarja na ka zbuluar jo vetëm titullin që është “Mama”, por edhe datën e publikimit, ku do t’ju duhet të prisni jo më shumë se ora 17:00 për të dëgjuar këngën e parë të albumit. Me një trailer shumë të veçantë, bukuroshja më në fund është rikthyer fuqishëm në treg.

Kënga e fundit e sjellë nga artistja është Mala x Cha Cha Cha e cila ka tre muaj që është publikuar dhe ka plot 3 milion klikime në YouTube. Në këtë projekt, Samanta u shfaq shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, tepër sensuale dhe provokuese, këngëtarja u shfaq duke kërcyer si kurrë më parë.