Celebrities Film & Tv Magazine

Sara Gjordeni me lot në sy tregon kërcënimet tronditëse dhe raportin me Kiara Titon!

Sara Gjordeni, ish-banorja e Big Brother VIP 3 ka qenë e ftuar në emisionin “Cherry on Top” me Bora Zemanin në Top Channel ku mes të tjerash foli edhe për një koment të ashpër që kishte bërë ndaj Kiara Titos.

Sara zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo imagjinate teksa rrëfeu edhe një koment të bërë nga një grua e cila e krahasonte me Kiarën përsa i takon shtatzanisë.

Të vdektë fëmija që ke në bark nëse je shtatzanë sepse po e bën për të ngjarë me Kiarën. Asnjë grua nuk duhet t’ja thotë një gruaje tjetër këtë gjë. Sepse asnjë nga ne nuk është aq idiote për t’i ngjarë dikujt duke ngelur shtatzanë.

Ndërsa nuk la pa i kërkuar ndjesë edhe Kiarës për komentin e bërë ndaj saj.

Mendoj se ndjesë meriton çdo njeri që do ishte në vendin e saj. Nuk ishte diçka e iniciuar nga unë. Nuk kam asgjë personale, por mendoj se ndjesë për atë koment do meritonte çdo grua që do ishte në vendin e Kiarës.