Celebrities Gossip Showbiz

Sara Karaj feston ditëlindjen, ja urimi i banorëve për të!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme Sara Karaj feston ditëlindjen e saj të 28-të. Këtë vit Sara do ta festojë ditëlindjen, ndryshe nga vitet e tjera, jo me familjen dhe të afërmit, por me banorët e shtëpisë “BBV3” në sytë e të gjithë publikut. Për ta uruar bamorët u mblodhën në living duke i kënduar këngën e ditëlindjes.

Sara Karaj feston ditëlindjen dhe një surpizë e bukur ka ardhur për të. Një person nga jashtë shtëpisë ka hedhur nga parashuta trëndafila të kuq për të, teksa ajo qëndronte në oborr së bashku me disa nga banorët e tjerë. Një suprizë shumë e bukur nga dikush jashtë shtëpisë, që Sarës i pëlqeu shumë.