Celebrities Showbiz

Sara paralajmëron për herë të fundit menaxherin e Bardhit: “Nuk arrite të na ndash, do të të shkatërroj figurën…”

Dalja e Bardhit nga shtëpia e BIg Brother Vip 3 ka krijuar një zhurmë të madhe në media. Vëllai i tij, mbrëmjën e së shtunës, i kërkoi Bardhit në transmetim të drejtpërdrejtë për të ndërprerë eksperiencën e tij pasi nëna nuk ishte në një gjendje të mirë shëndetësore.

Mirëpo Sara, e cila ishte e pranishme në studio, ngriti dyshimet se ajo ishte në dijeni të daljes së Bardhit, ku la të nënkuptohej se ky ishte një vendim i menaxherit të këngëtarit, Jetmir Agaj pasi ai dhe familjarët e tij nuk ishin dakord me marrëdhënien e tyre. Pas Bardhit, një postim është bërë edhe nga menaxheri i tij, Jetmir Agaj, i cili u akuzua se ishte ai shkaku që Bardhi u largua nga shtëpia e BBV. Teksa ka publikuar foton e nënës së Bardhit nga spitali, Jetmiri ka shkruar:

Famën ky e ka marrë më punë, me këngë, me sjellje jo me skandale. Por premtoj që kush mundohet të përdorë kështu lloj situatash, kam për t’ja dhënë famën por për të keq.

Në një tjetër postim, ai shton:

Është cmenduri të përmendësh emrin tim, kur është në pyetje shëndeti i nënës së vet. Njerëz të sëmurë, psiqik, toksik, të kallur për famë, për vëmendje dhe lajme.

Pas këtij postimi, ka qenë Sara ajo që nuk është përmbajtur aspak, duke paralajmëruar për herë të fundit Jetmirin, se nëse vijon këtë histori, ajo do të shkatërrojë figurën e tij vetëm me një postim. Në InstaStory, Sara shkroi:

Jetmir Agaj, po duroj dhe po hesht vetëm për hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh. Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku, pa të drejtë, prej heshtjes por dije prapë për hatër të Bardhit. Edhe një postim sulm ndaj meje, do të të shkatërroj figurën dhe planet e tua vetëm me një postim dhe do kesh të gjithë shqiptarët kundër. Dorëzohu, nuk arrite të na ndash, është me e fortë se ty. Boll kërkove vëmendje me zor.

 

Në një tjetër postim, ish-banorja i ka kërkuar gjithashtu Jetimirt, i cili menaxhon profilin e Bardhit, që ta bëjë ‘follow’ në Instagram dhe të mos ketë frikë pasi Sara ndjek në Instagram Bardhin por ky i fundit nuk e ndjek.

Çoje ‘follow’, mos ki frikë…