Celebrities Showbiz

Një thumb ndaj Sarës?! Reagon ashpër meaxheri i Bardhit: “Njerëz të sëmurë, ju premtoj që…”

Dalja e Bardhit nga shtëpia e “Big Brother VIP 3” ka krijuar një zhurmë të madhe në media. Vëllai i tij, mbrëmjen e së shtunës, i kërkoi Bardhit në transmetim të drejtpërdrejtë për të ndërprerë rrugëtimin e tij pasi nëna nuk ishte në një gjendje të mirë shëndetësore.

Pasditen e djeshme, Bardhi ka reaguar përmes një postimi të bërë në profilin e tij zyrtar në Instagram, përmes të cilit ka treguar gjendjen shëndetësore të nënës së tij. Teksa ka publikuar një foto të nënës së tij, e cila ndodhet në spital, e rrethuar nga aparaturat mjekësore, artisti ka shpjeguar se gjendja e saj është më mirë.

Ndër të tjera ai falënderon të gjithë ndjekësit për mbështetjen, ndërkohë u kërkon falje që doli para kohe nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Gjithashtu një tjetër postim është bërë edhe nga menaxheri i tij, Jetmir Agaj, i cili u akuzua se ishte ai shkaku që Bardhi u largua nga shtëpia e BBV. Teksa ka publikuar foton e nënës së Bardhit nga spitali, Jetmiri ka shkruar:

Famën ky e ka marrë më punë, me këngë, me sjellje jo me skandale. Por ju premtoj që kush mundohet të përdorë kështu lloj situatash, kam për t’ja dhënë famën por për të keq. Shërim të shpejtë!

Në një tjetër postim, ai shton:

Është çmenduri të përmendësh emrin tim, kur është në pyetje shëndeti i nënës së vet. Njerëz të sëmurë, psiqik, toksik, të kallur për famë, për vëmendje dhe lajme.