Celebrities Gossip Showbiz

Sara rrëfehet për ish-partnerin: Ishte artist, shqiptar i Kosovës!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Është vënë re gjithashtu afrimiteti Sara-Bardhi. Banorët ngacmojnë dyshen herë pas here, teksa Olsi ka pyetur Sarën lidhur me vështirësitë e një romance me një artist. Duket se Sara nuk është trembur aspak, pasi siç është shprehur ka qenë edhe më parë e lidhur me një artist.

Kam qenë me dikë, kam pasur një lidhje të gjatë por kam qenë shumë e re. Ishte shumë i suksesshëm. Ishte shqiptar i Kosovës. Unë jam shumë besnike në lidhje, nuk e kam problem distancën. Gjithçka vendoset në fillim…