Celebrities Gossip Showbiz

Se çfarë nuk e dimë, por Trixa gdhendi plot tre tatuazhe në trupin e saj!

Beatrix Ramosaj prej muajsh tanimë është një emër shumë i komentuar në media për gjithë eksperiencën e saj në ‘BBV’ duke filluar nga historia me Donaldin e së fundmi pas daljes për ndarjen që përflitet mes tyre. Pak javë më parë, bukuroshja publikoi këngën ‘Faj’ dedikuar aktorit, që mesa duket nuk ishte aq fatsjellëse për dyshen.

Së fundmi, këngëtarja ka vendosur të bëjë një ndryshim në trupin e saj duke shtuar jo një, por plot tre tatuazhe të reja. Trixa ka vendosur t’i mbajë sekret se çfarë ka gdhendur në trupin e saj, por me anë të një Instastory na ka zbuluar këtë ndryshim të sajin.

Bëra tre tatuazhe të tjera sot dhe dolën bukur

Përpos eksperiencës në ‘BBV’ duket se Trixa do të vazhdojë karrierën e saj normalisht në muzikë. Dihet tanimë shoqëria e saj e mirë me këngëtaren Dafina Zeqiri dhe disa Instastory të hedhura nga bukuroshja dhe vëllai i saj para disa ditëve na bëjnë të dyshojmë për ndonjë surprizë në të ardhmen.

E mesa duket nuk janë thjesht dyshime, por vetë Dafi së bashku me partnerin e saj Dj Geek duket se na kanë zbuluar se dy bukuroshet do të vijnë në bashkëpunim. 

Nga ana tjetër, projekti më i ri  i Donaldit ka prekur zemrat e dëgjuesve duke arritur të rezultojë kështu shumë i suksesshëm. Në vetëm kaq pak kohë nga lançimi, ‘Nuk je’ ka arritur të fitojë mbi 1 milion klikime.