Celebrities Film & Tv Showbiz

Së shpejti Angelina Jolie jo vetëm si aktore por edhe si regjisore do të sjellë filmin “Without Blood”!

Lajmet e fundit për Angelina Jolie kanë qenë shqetësuese pasi përfshijnë ndarjen e saj nga Brad Pitt dhe kanë lidhje me kantinën e tyre, Miraval, dhe pjesën e saj të biznesit të verës që ajo shiti, në mënyrë legjitime tek një tjetër kompani pijesh. Përpos kësaj aktorja bukuroshe e cila para pak ditësh festoi ditëlindjen e saj të 47-të, po drejton një film të ri “Without Blood”, të cilin e ka shkruar edhe ajo, duke u përshtatur nga romani i Alessandro Baricco.  Për projektin, Angelina tha në një deklaratë se:

Jam e nderuar që ndodhem këtu në Itali për të sjellë në film këtë material shumë të veçantë dhe që më është besuar nga Alessandro Baricco me përshtatjen e librit të tij, me poezinë dhe emocionet e tij unike. dhe mënyra e shikimit të luftës, dhe pyetjet që ai shtron për atë që ne kërkojmë pas traumës, humbjes ose padrejtësisë.

Në film luajnë Salma Hayek Pinault dhe Demián Bichir. Natyrisht, Angelina Jolie bën filma të veçantë si regjisore. “Without Blood” tingëllon pikërisht si një film i cili është në fushën e saj duke qenë se flet për “të vërtetat universale për luftën, traumën, kujtesën dhe shërimin”. Të gjithë filmat e Anxhelinës, si regjisore, ndjekin këto tema, madje edhe “By the Sea”, që ka të bëjë me konfliktet ndërpersonale në një martesë të dështuar dhe llojin e saj të luftës. “Without Blood” do të jetë filmi i parë i Angelinës që nga filmi “First They Killed My Father” të 2017-ës.

Nëse jeni kuriozë që të zbuloni se cilët janë disa nga filmat më të mirë dhe më të suksesshëm të aktores mjafton që të klikoni në këtë link.