Celebrities Showbiz

Së shpejti kemi dasmë! Dojna i thotë ‘po’ Vlashentit!

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari e tekstshkruesi Vlashent Sata prej kohësh janë në një lidhje romantike. Ata duket se kanë një raport shumë të shëndetshëm teksa herë pas here, ngrohin zemrat e fansave me foto të mrekullueshme së bashku e me dedikime tepër romantike për njëri-tjetrin.

Një lajm i mirë vjen së fundmi nga dyshja e njohur. Vlashenti i ka propozuar Dojnës dhe martesë dhe sigurisht që përgjigjja e saj ka qenë “PO”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Dojna ka postuar një video ku shfaqet në krahët e Vlashentit duke u puthur e duke u përqafuar. Në video mund të shohim dhe unazën në gishtin e saj. Krahas postimit ajo shkruan:

Gjithmonë PO!

Çifti janë prej disa ditësh duke shijuar pushimet e tyre në Barcelonë. Me siguri ka qenë Vlashenti ai që e ka zgjedhur këtë destinacion kaq romantik për ta surprizuar bukuroshen. Nga ana tjetër, kantautori ende nuk ka postuar asgjë lidhur me lajmin e madh. Na mbetet të presim për të zbuluar se çfarë surprizash të tjera kanë rezervuar për njëri-tjetrin, por gjithashtu edhe për fansat.