Bota Design

Së shpejti në ankand mozaiku psikodelik i pishinës së John Lennon!

Një pjesë e trashëgimisë artistike të John Lennon do të dalë në ankand. Në qendër të shitjes së “Bonhams ‘Rock, Pop & Film” më 29 nëntor është mozaiku ikonik “Psychedelic Eye” i porositur nga muzikanti në vitin 1965. Në vitin 1964, John Lennon dhe gruaja e tij e atëhershme Cynthia blenë një rezidencë në St George’s Hill në Kenwood, Surrey, Mbretërinë e Bashkuar.

Për pishinën e jashtme, Lennon porositi një mozaik masiv prej 17,000 pllakash të një syri që do të shikonte lart nga muri i skajit të thellë dhe do të krijonte një efekt psikodelik. Shtëpia në Kenwood u shit në vitin 1968 pas divorcit të çiftit, por mozaiku haluçinativ do të mbetej në pishinë deri në vitin 1984, kur u hoq nga muri i pishinës për t’u ruajtur nga pronarët e Kenwood në atë kohë.

Tani, pothuajse 6 dekada nga instalimi i saj, pjesa do të dalë në ankand më 29 nëntor. “Ky mozaik monumental është një shembull i mrekullueshëm i vizionit dhe ndikimeve artistike të Beatle,”-tha Claire Tole-Moir, shefja e Bonhams në Londër, në një deklaratë.

Rikujtojmë se së fundmi grupi britanik “The Beatles” kanë publikuar këngën e tyre më të re “Now and then”. Nëpërmjet inteligjencës artificiale, në këngë është edhe zëri i anëtarit të saj John Lennon, i cili vdiq 43 vjet më parë. Kënga quhet ‘Now And then’ dhe ka 45 vjet që përgatitet, me rreshtat e parë të shkruar nga John Lennon në 1978 dhe kënga më në fund u përfundua vitin e kaluar. Të katër Beatles shfaqen për herë të fundit së bashku, pra Lennon, McCartney, Harrison dhe Starr. Publikimi shënon atë që mund të jetë kapitulli i fundit për grupin ndoshta më të madh në historinë e rock-ut.