Design Music Tech

Sedilet e aeroplanit tani do të kenë kufje të instaluara në mbështetësen e kokës!

Ndërsa kufjet me wireless bëhen gjithnjë e më të gjithëpranishëm, kufjet e linjave ajrore standarde me kabllot e tyre të ngatërruara dhe prizat e foleve me shumë degë duken gjithnjë e më të vjetruara. Sigurisht, tani mund të lidhësh kufjet personale me disa sisteme argëtimi gjatë fluturimit të aeroplanit, por a do të zgjasin bateritë sa një fluturim i gjatë dhe a jeni gati të rrezikoni të humbni kufjet tuaja të shtrenjta në mekanizmin e sediljes.

Euphony është një koncept i ri i ndenjëseve në aeroplan i prezantuar në Hamburg të Gjermanisë së fundmi duke provuar se kjo mund të jetë e gjenerata e ardhshme e fluturimit më e zhvilluar. Idejuar nga dizajneri francez i brendshëm i avionëve Safran Seat dhe prodhuar në bashkëpunim me kompaninë e teknologjisë audio Devialet, Euphony heq nevojën për një kufje personale.

Në vend të kësaj, altoparlantët janë instaluar në mbështetësen e kokës të çdo ndenjëseje, me nivele të tingullit të përsosura në mënyrë që pasagjerët të mund të shijojnë zgjedhjen e tyre muzikore gjatë fluturimit pa u dëgjuar apo shqetësuar personat që kanë afër në avion.

Menjëherë me aktivizimin e muzikës në ekran do të shfaqet video e saj ndërsa në kufjet e instaluara në ndenjëse do të dëgjohet muzika që transmetohet përmes valëve. Ajo nuk është shumë e lartë dhe shurdhurese, ndërkohë që ju mund të zgjidhni dhe të bisedoni me të tjerë dërkohë që në sfond dëgjoni muzikë.

E veçantë në këtë model është se ju nuk e dëgjoni dot muzikën në rast se nuk e keni mbështetur kokën tek ndenjësja. Udhëtarët mund të lidhin gjithashtu me Blutetooth pajisjet e tyre me kufjen e ndenjëses. Në të nuk transmetohen gjithashtu njoftimet përgjatë udhëtimit sepse kjo do të bënte që muzika të transmetohej njëkohësisht nga të gjitha kufjet e aktivizura, në të gjithë kabinën duke shkaktuar kaos e zhurmë. Çdo njoftim i ekuipazhit do të shoqërohet me ndërprerje të muzikës deri në përfundim të fluturimit.