Health & Beauty Lifestyle

Sekreti i lëkurës si kukull të Margot Robbie në “Barbie” gjendet në këtë lloj çaji!

Bukuria e Barbit është më shumë e thellë se një lëkurë perfekte. Specialistja e shëndetit të lëkurës, Jasmina Vico, iu dha detyra për të ndihmuar kastin e “Barbie” për të marrë lëkurën e përsosur të kukullës dhe nuk u deshën vetëm grim dhe trajtime të fytyrës për të arritur atje. Vico, një facialist me bazë në Londër tha për Vogue:

Është Barbie dhe ajo duhet të duket perfekte, kështu që sekreti për lëkurën ishte krijimi i asaj drite që shihet shpesh në fotografitë e viteve 1940. Gjithçka në filma ka të bëjë me ndriçimin. Aty mendova, në rregull, do të punojmë për mëlçinë; qetësoni sistemin nervor; dhe ta bëjmë lëkurën të shkëlqejë, por më e rëndësishmja, ne do të punojmë për atë shkëlqim nga brenda.

Për të ndihmuar në pastrimin e mëlçisë dhe për ta bërë lëkurën “më rrezatuese”, Vico i dha kastit përfshirë Margot Robbie, America Ferrera dhe Emma Mackey çaj gjembi qumështi, një pije e njohur në vendin e saj të lindjes, Kroaci. Jasmina shpjegoi:

Gambaku i qumështit pastron mëlçinë tuaj. Kur kjo ndodh, mëlçia jonë prodhon automatikisht më shumë glutation, e cila më pas e bën lëkurën më rrezatuese. Një nga përbërësit më të rëndësishëm brenda tij është silymarina, e cila tani gjendet shumë në formulat e kujdesit të lëkurës.

Vico pohoi se çaji duhet të zihet për 20 minuta për t’u siguruar që është i hidhur. Çaji ishte aq i popullarizuar tek filmi Barbie, sa që Robbie përgatiti për të gjithë aktorët gjatë gjumit famëkeq të aktorëve të organizuar nga regjisorja Greta Gerwig. Gjembaku i qumështit ka një sërë përfitimesh duke përfshirë parandalimin e rezistencës ndaj insulinës, ngadalësimin e rritjes së kancerit, uljen e niveleve të kolesterolit, ndihmon në menaxhimin e diabetit të tipit 2, promovimin e shëndetit të lëkurës, kockave dhe mbështetjen e shëndetit të mëlçisë, sipas Medical News Today.

Megjithatë, Mount Sinai paralajmëron se gjembaku i qumështit mund të ndërveprojë me medikamente të caktuara duke përfshirë ato për ankthin, kancerin dhe alergjitë, si dhe kontrollin e lindjes dhe zëvendësimet e tjera të hormoneve dhe përdorimi duhet të diskutohet fillimisht me një mjek.