Celebrities Showbiz

Sfidë apo e vërtetë/ Romeo tregon për herë të parë arsyen e ndarjes nga Aleksia Peleshi!

Lidhja e dashurisë së Aleksia Peleshit dhe Romeo Veshaj ka qenë tepër e përfolur gjatë kohës kur dyshja ishte me njëri-tjetrin. Aleksia dhe Romeo madje u përfolën se e kishin bërë lidhjen e tyre serioze, por marrëdhënia e tyre nuk zgjati shumë dhe dyshja i dha fund lidhjes. Megjithatë, arsyet e vërteta nuk u zbuluan kurrë.

Vajza e ministrit Niko Peleshi deklaronte se e dashuronte marrëzisht Romeon, por pas ndarjes u shpreh se është nxituar. Ndërkohë mbrëmjen e kaluar, Vëllai i Madh ka dërguar një zarf të bardhë në shtëpi, duke i dhënë të gjithë banorëve një lojë të re, “Sfidë apo e vërtetë”, e cila ka shkaktuar një atmosferë tepër gazmore në shtëpi.

I pyetur nga Ledjona se kush është ish e dashura e tij e fundit dhe arsyeja e ndarjes, Romeo në fillim hezitoi të përgjigjej. Megjithatë, edhe pse banorët e dinin emrin e ish-it të tij, ata ishin kuriozë për arsyen se pse nuk vazhduan më bashkë.

Ledjona: Emrin e Ex-it të fundit dhe arsyen se pse je ndarë… Ose puth Meritonin në buzë.

Romeo: Ex-i i fundit dihet kush është, është Aleksia. Dhe shkaku i ndarjes është mospërputhja e karaktereve.