Bota

SHBA, Lugina e Vdekjes regjistron temperaturën rekord

Temperatura në Luginën e Vdekjes, në Kaliforni, ka arritue në 54,4 gradë Celsius, ndoshta më e larta që nga viti 1913. Nëse regjistrimi i Shërbimit Kombëtar të Motit është i saktë, do të jetë gjithashtu midis tre temperaturave më të larta që janë matur ndonjëherë në Luginën e Vdekjes (një luginë shkretëtirë në Kaliforninë Lindore) si dhe temperatura më e lartë ndonjëherë gjatë muajit gusht. Lugina e Vdekjes mban rekordin për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në planet: 134 gradë Fahrenait në 1913, sipas ”Guinness World Records”.