Celebrities Music Showbiz

Sheila Haxhiraj i këndon “Makalinës”, dedikuar një mikeshe të zemrës që ajo e ka humbur!

Pas “Më e mira”, Sheila Haxhiraj na prezanton me një tjetër projekt të sajin të ri. Kënga e saj e re e publikuar së fundmi titullohet “Makalina”. Ajo që bie në sy në këtë videoklip është pjesa ku Sheila shihet e përqafuar me një vajzë, teksa të dyja duken shumë sensuale, të zhveshura dhe të mbuluara thjesht me një qese transparente. Vetë Sheila është shprehur lidhur me “Makalina” se është bazuar në një histori personale, ku ajo ka folur për humbjen e një prej njerëzve më të rëndësishëm për të. E ftuar në “Wake Up” Sheila ka folur më shumë lidhur me këtë projekt…

Sheila, me siguri një nga pyetjet më të shpeshta që të kanë bërë këto ditë me siguri ka qënë: “Kush është Makalina, vajza misterioze të cilës ti i dedikove një këngë?”

“Makalina” është një histori personale. Para disa vitesh kam humbur një prej mikesheva të mija më të mira, nuk i ka mbijetuar dot sëmundjes së leucemisë. Unë jam natyrë që nuk para shprehem për gjërat e mia personale dhe vendosa që këtë histori ta shpreh përmes këngës.

Përpara se të publikoje këngën ti ke thënë se ia ke kushtuar jo vetëm një shoqeje që ke humbur por më shumë sesa një shoqe…

Ishte dhe një motër për mua. Një njeri me të cilin kam qarë, kam qeshur, kam ndarë shumë gjëra të mijat. Një motër do të thoja.

Ke pasur frikë se mos  keqkuptohej kënga jote?

Nuk e kam pasur sepse unë jam artiste. Kjo është mënyra ime për të shprehur atë që unë kam brenda. Nëpërmjet artit, muzikës, fjalëve, melodisë. Kjo është forma ime se si unë sjell realitetin tim.

A ka pasur më shumë bashkëpuntorë tani pas “Big Brother VIP”?

Eksperienca në “Big Brother” më ndihmoi të rikujtohesha tek njerëzit. Unë në asnjë moment nuk kam rreshtur në muzikë. Kam punuar fort dhe tani i ka ardhur momenti për t’u publikuar.

“Makalina” e ka pozicionuar Sheilën në vend të 100-të të klasifikimit të “The Top List”, Top Awards. Nëse edhe juve ju pëlqen kjo këngë, mund ta votoni atë për të qenë sa më gjatë si pjesë e listës.