Horoskopi

Shenjat më të zgjuara të 2022-shit; do kenë sukses edhe nëse yjet janë kundër

Kemi parë që viti 2022 do jetë shenja e Dashit dhe Demit. Dy shenja të famshme për të qenë “koka të mëdha” që zakonisht arrijnë aty ku duan. Kur lexojmë horoskopin, zakonisht kërkojmë fat, shëndet, dashuri dhe para. Me shpresën se ato vijnë direkt nga yjet, ndoshta me përpjekje minimale. Dhe, duke analizuar më hollësisht zodiakun, kjo mund të jetë shenja më e zgjuar e vitit 2022 që do të bënte ende para dhe sukses edhe duke patur yjet kundër.

Çfarë e dallon atë nga të tjerët?

Sipas ekspertëve, kryefjala që dallon shenjën më inteligjente të zodiakut do të ishte: analiza intuitive. Mund të duket si një frazë tërheqëse, por ka fuqinë të përmbledhë karakteristikën që do ta bënte këtë shenjë më të zgjuarën nga të gjitha. Dhe ja disa raste të personazheve të kësaj shenje që janë shquar për inteligjencën e tyre:

Galileo Galilei në shkencë, inteligjencë revolucionare si pak të tjerë;

Edouard Manet, një piktor ëndërrimtar dhe intuitiv, portreti i të cilit u shit disa vite më parë për 30 milionë paund;

Federico Fellini, një nga regjisorët më novatorë dhe më të famshëm në historinë e kinemasë;

Mozart, kompozitor i një inteligjence në kufi me mbinjerëzoren;

Charles Darwin shkrimtar dhe shkencëtar që bëri histori me teoritë e tij.

Në fakt të gjithë personazhet që pamë ishin Ujorë. Le t’i mendojmë të gjithë së bashku sot. Çfarë fuqie truri dhe shpikjeje do të kombinonin. Kjo është arsyeja pse, falë edhe statistikave historike, Ujori do të mburrej me cilësinë e më inteligjentëve nga të gjithë. Ata që kanë fatin të jenë Ujori ose të jetojnë me një të tillë, dinë një tjetër veçori të tij: dëshirën për liri.

Aq i lirë në mendime dhe intuitë saqë dëshiron të jetë vetëm. Të bindur se mund ta ndalin botën vetëm. Por kjo shenjë karakterizohet gjithashtu nga tipare të të qenurit mendjehapur, veçanërisht ndaj risive si intuita, analiza e ftohtë dhe kritika konstruktive apo ndjenja e thellë e drejtësisë.

Por kujdes nga e meta më e madhe: prekshmëria. Ata që jetojnë me të duhet të përpiqen ta mbështesin, ta ndjekin, por edhe të dinë ta korrigjojnë kur ai devijon nga realiteti në kërkim të risisë.