Celebrities Showbiz

“Shihemi së shpejti”/ Kiara Tito na zbulon detaje nga xhirimet e emisionit “Kepi i VIP-ave”!

Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

Në këtë sezon të dytë të “Kepi i Tundimeve” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë. Është aluduar tashmë se Kiara Tito do të jetë moderatore në sezonin e ri të “Kepi i Tundimeve”. Deri më tani nuk ka pasur një aprovim nga Kiara, por disa postime në Instastory kanë vërtetuar diçka.Para disa javësh, Kiara ka postuar një foto nga aeroporti i Stambollit, por jo vetëm ajo. Gjithashtu Olsa Muhameti, autorja e “Kepi i Tundimeve” ka postuar se ka udhëtuar drejt Stambollit me stafin e saj, duke kuptuar kështu se xhirimet do të bëhen në Turqi dhe Kiara do të jetë pjesë e tyre.

Përveç kësaj, moderatorja ndau edhe disa prapaskena nga xhirimet gjatë ditës së sotme, duke na zbuluar edhe veshjen e saj në puntatën e parë të emisionit. Instagram Story i saj vazhdoi edhe me një foto tjetër, ku Kiara ishte pjesë e emisionit. Në mbishkrim, ajo u shpreh:

Përfunduan xhirimet. Shihemi së shpejti!