Celebrities

Shitet në ankand më pak nga sa pritej stilolapsi i Adolf Hitler!

Së fundmi një stitolaps që e dashura e Adolf Hitler ja dhuroi për ditëlindjen e tij të 52-të doli në ankand. Ky stilolaps është shitur 10 herë më pak nga sa parashikohej, për vetëm 5000 paund. Stilolapsi i cili iu shit një ofertuesi në internet, nga shtëpia e ankandeve “Bloomfield Auctions”, fillimisht mendohej se do të shitej mes 50 000 dhe 80 000 paund.

Stilolapsi fillimisht u ble nga një koleksionist në një ankand në vitin 2002 dhe që atëherë ka mbetur në familjen e tij. “Bloomfield Auctions” iu kërkua të ndalonte shitjen për arsye morale nga kryetari i Shoqatës Evropiane të Hebrenjve, Rabini Menachem Margolin. Ai e përshkroi tregtinë e artikujve që u përkisnin nazistëve të lartë si një fyerje për miliona njerëz që humbën jetën gjatë Holokaustit.

Megjithatë, shtëpia e ankandeve theksoi se artikulli është pjesë e historisë, duke shtuar se ata që blejnë sende të tilla janë koleksionistë legjitimë që kanë pasion të shkuarën. Hitleri ishte udhëheqës i Gjermanisë gjatë Rajhut të Tretë (1933-1945) dhe nxitës kryesor i Luftës së Dytë Botërore në Europë. Ai urdhëroi ekzekutimin masiv të miliona njerëzve që konsideroheshin si “armiq”, ose inferiorë ndaj racës ariane. Ai u ngrit nga të qenit një piktor pa talent, në diktatorin më famëkeq të njerëzimit.

Perandoria e tij u shtyp nga një bashkim i kombeve më të forta në botë, ndërsa ai më 30 prill pak përpara kapitullimit përfundimtar të Gjermanisë naziste, bëri vetëvrasje në bunkerin e tij të Führer-it. Adolf Hitlerin e kujtojnë si një njëri të zbehtë, të dobët dhe përgjithësisht të ndrojtur dhe të përmbajtur, por ishte i aftë për shpërthime të befasishëm, zemërim dhe histerizëm ndaj atyre që i kundërshtonin fjalën. Krimineli numër një i botës ka hyrë në histori dhe si strateg ushtarak.