Kanye West është paditur nga një grua hebreje që ka punuar si specialiste marketingu në Yeezy, e cila pretendon se u pushua nga puna pasi u ankua sjelljen e tij të papranueshme antisemitike.
Ajo pretendon se Ye i dërgoi mesazhe fyese dhe bullizuese, duke përfshirë një mesazh ku e përshkruante si “Dita e parë e punës për Hitlerin.”
Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, gruaja pohon se Kanye i dërgoi një mesazh ku shkruante:
Jam një NAZI
Kjo pasi ajo sugjeroi që ai të jepte një deklaratë për të distancuar veten nga çdo lidhje me Nazizmin, pas polemikave që shkaktoi albumi i tij i vitit 2024, “Vultures Vol. 1,” i cili kishte tekste dhe imazhe të diskutueshme dhe që u konsideruan antisemitiste.
Ajo gjithashtu pretendon se Kanye shpesh e fyeu dhe bullizoi atë dhe anëtarë të tjerë të stafit hebrenj, në biseda grupi, duke dërguar mesazhe të tilla si “Hail Hitler,” “Je e shëmtuar si dreqi,” “K**** budallaqe,” dhe fjalë të tjera më të rënda ofenduese.
Po ashtu, ajo thotë se Kanye i shkroi një mesazh, duke iu referuar një prej deklaratave të tij të mëparshme të diskutueshme ku ai kishte kërcënuar me “deathcon 3 për popullin hebre.”
Sipas padisë, gruaja e raportoi këtë sjellje të ngacmimit tek menaxheri i saj, por përfundimisht u pushua nga puna. Ajo tani kërkon dëmshpërblim për këtë trajtim të papranueshëm.